Partia Demokratike do të zhvilloj të hënën mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. Njoftimin e ka bërë Sekretari për kordinimin elektoral, Taulant Zeneli një ditë pasi gjykata e Apelit vendosi pë vulën e PD.
Në njoftim theksohet se në rend dite do të jetë situata politike dhe qëndrimi i Partisë Demokratike mbi zhvillimet e fundit në raport me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Mbledhja e së hënës do të nisi në orën 16:00 ndërsa nuk bëhet e ditur sa do të zgjasë.