Nga Prel Dedaj New Jork
Ndoqa me shumë vëmendje zhvillimet e ditës së djeshme në Tiranë. Ajo
që duhet vlersuar dhe të jep shpresë ishte qëndrimi indiferent i popullit të kryeqytetit ndaj protestës me emrin qesharak “kombëtare”, por që siç dihet tashmë nga të gjithë ishte vetëm manovera e radhës per interesat personale të Sali Berishës, Ilir Metës dhe të disa bashkëpuntorve të tyre të përfshirë në vjedhje , krime e kontrabandë të gjithëllojëshme në periudhat kur kanë qeverisur. Një pjesmarrje aq e shtërnguar, që ndoshta nuk arrinte as 5 mijë vetë, edhe këta pothuajse të gjith të sjellur nga zonat në periferi të vendit, është dëshmia më e qartë se shqiptarët i thonë jo antiamerikanizmit të Sali Berishës e Ilir Metës dhe po marrdhënieve të perherëshëme me mikun historik të tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mik tek i cili besojnë se do t’ i shpetoj per herë të tretë, kësaj here nga mafia komuniste e cila ka mbajtur peng zhvillimin e vendit per 32 vite radhazi, vetëm e vetëm per të grumbulluar pasuritë vëndit në duarët e tyre, duke ruajtur rrugën e para ardhësve, që të konvertohen nga komumistë në kapitalistë, për të qënë po ata përcaktues të fateve të Shqipërisë dhe shqiptarve. Me çdo logjikë normale, mbas dështimit të djeshëm, Sali Berisha e bashkë me të Ilir Meta, duhej të kishin deklaruar dorëheqjen nga politika publikisht . Por, kjo do të ndodhte vetëm nqse me të vërtë ata ishin angazhuar për largimin e Edi Ramës nga qeverisja. Per deri sa qytetarët kryeqytetas nuk u banë pjesë e protestës dhe aq sa ishin të pranishëm, vinin nga rrethet me shpenzime udhtimi të paguara, provohet se populli nuk i ndjek në angazhimin e tyre, normalisht rrugë tjetër nuk ka veçse dorëheqje. Por pikrisht se këta mashtrojnë me revolucionin kundër Ramës, pasi e verteta është se po perpiqeshin të demostronin para Amerikës se jemi akoma faktor me ndikim në politikën shqipëtare, prandaj ndrysho qëndrim ndaj nesh, ata kacavaren duke u mbajtur për gjethesh dhe as e kanë ndërmend të ndalen edhe sikur vetëm 50 vetë të shkojnë në shesh para tyre. Por nqse dështimin e intrigës Berisha -Meta, per mbajtjen e politikës në qorrsokak siç e kanë bërë të mundur deri tani, kemi të drejtë ta quajmë ugur të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, leximin qëllimkeq të këtij dështimi si mbeshtetje per Edi Ramen e kukullat ministresha të qeverisë tij, siç po mundohen ta paraqesin disa analistë servilë ndaj klanit të PS, duhet ta konsiderojmë anën tjetër të medaljes që perbën pothuajse të njejtin rrezik për të mundësuar vazhdimin e agonisë së shoqrisë shqiptare. Mendoj se nuk është kurr e mundur që shqiptarët të jenë dakort që vëndi i tyre të bëhet pronë e sheikëve të Lindjes Mesme, të cilët per të pastruar depozitat e parave të fshehta të tyre, po e mbjellin kryeqytetin në grataçela e beton në çdo pëllëmbę, e qytet tjera e porte e areoporte me permasa marramendëse per një vend të vogël si i yni, ndërsa të ardhurat për frymë të tyre të jënë jo vetëm më të ultat në rajon, por në nivel injorues për të jetuar. Absulutisht, shqiptarët nuk janë dakort që zyrtarët e lartë dhe politikanët e tyre të pasurohen në nivele konkuruese me bankierë e industrialistë të mëdhenjë perendimorë, pa kurrnjë biznes a aktivitet, përveçse me vjedhje, ndërsa ata edhe mbas 32 vitesh rend kapitalist, të kenë ujin me orar e dritat të iu nderpriten deri në 5 a 6 herë në ditë nga avaritë, se rrjeti shperndarës është ai i vitit 1968 dhe nuk ekziston asnjë projekt per restaurimin e tij. Në këtë mënyrë, rendja per ta pervetsuar mospjesmarrjen në lojën me “rrevolucion” të Berishës dhe per ta paraqitur si mbështetje per Edi Ramen, është po aq dëmëshme, sa do të ishte edhe një pjesmarrje për të kënaqur objektivat e dyshes Meta – Berisha, me permasa të barabarta si në protestat e vitit 1990 -1991 për ndryshimin e rregjimit. Është fakt i pa mohueshëm se shqiptarët nuk muarën pjesë në protesten e datës 3 mars, vetëm se ata janë të percaktuar në aspiratat e tyre si popull pro europiano -perendimor, dhe duke parë rezervat e qëndrimin e distancuar kohët e fundit të diplomacisë perendimore veçanërisht asaj Amerikane ndaj Edi Ramës e qeverise tij, për skandalet e panumërta të ngjara gjatë qeverisjes së fundit, për të njëjten arsye nuk do të merrnin pjesë edhe në se protesta do tê ishte thirrur nga Edi Rama, duke perjashtuar administraten e dy niveleve të pushtetit, e cila dihet se nxirret me pahir. Ky moment kërkon zerin e intelektualëve të pastërt moralisht, të pa perfshirë në korrupsion dhe që e duan popullin e vëndin tyre. Këta duhet të zgjohen kudo qe të ndodhen, në PD ,PS dhe ata që verbërisht kanë ręnë viktimë e demagogjisë foltores Berisha-Kokallari , të dalin nga rreshti dhe të shkojnë tek qyterarët me programe konkrete. Vendit nuk i sherbehet me gangsterizma ne sallën e parlamentit, as me bilbilin e Gazmend Bardhit në dalazotje të mashtrimit të Berishës, kinse me betejen “kunder” Ramës po i sherben popullit, por me programe që sjellin ndryshimin, duke i ofruar qyterëve mundësi e objektiva afat shkurtër per rritjen urgjente të nivelit të jetesës, nëpermjet një minimumit jetik të barabartë me vëndin më perparuar të rajonit të Ballkanit, pagës minimale në nivel mesatar me atë të vendeve të rajonit, rritjes vëllimit në sektorin prodhues dhe infrastrukturë dhë uljen e papunësisë. Shqipërisë i dalin zot vetë shqiptarët, jo të korruptuarit, politikanët hajdutë dhe ata që janë ndën urdhërat e kriminelëve.