BallinaKronikeDeklarata "BOMBË" e gazetarit: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë...

Deklarata “BOMBË” e gazetarit: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë me lokalet ku s’duhet të hyjnë

spot_img

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Top Story” komentoi masakrën e “Don Boskos” të ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. A mendoni se vetëm gjykata e shkatërroi Falkonen? Ishin protestat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular