BallinaKryesoreKQZ pritet të japë vendimin për regjistrimin e PD, juristi Jordan Daci:...

KQZ pritet të japë vendimin për regjistrimin e PD, juristi Jordan Daci: Celibashi të regjistrojë grupimin e Alibeajt, Berisha nuk do mund të…

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë sot vendimin për regjistrimin e PD të Enkelejd Alibeajt si subjekt zgjedhor më 14 maj

Lidhur me këtë temë, juristi Jordan Daci u shpreh se beson se PD e grupimit të Enkelejd Alibeajt do të regjistrohet.

Sipas Dacit, është me rëndësi që të dyja kampet në PD të vendosin në plan të parë interesat e opozitës dhe vendit, dhe të mos kenë debate “për karrigen”.

Sipas tij, PD sot formalisht përfaqësohet nga Basha, por në përmbajtje dhe në madhësi përfaqësohet nga Berisha.

“Mendoj se nga pikëpamja formale është e qartë, zoti Basha është ende kryetar dhe dorëheqja nuk ka efekt për Gjykatën, sa kohë nuk është depozituar një akt…

Besoj se do pranohet regjistrimi nga Celibashi.

Fatkeqësia është se pjesa tjetër e PD, që përfaqësohet nga doktor Berisha nuk besoj se do jetë ligjërisht e mundur të regjistrohet. Mendoj se ka ende hapësirë që duke lënë mënjanë interesat personale, të shohin interesat e vendit.

PD duhet të regjistrohet, sigla, emri është një. Ajo sot formalisht përfaqësohet nga Basha, dhe në përmbajtje dhe në madhësi përfaqësohet nga Berisha. Duhet që zëri i PD të jetë bindës, të vendosin në vend të parë interesat e opozitës dhe vendit.

Nëse ata e bëjnë këtë gjë, jam i sigurt se pengesa që sot i ndan, është lehtësisht e kapërcyeshme.

Ajo që nuk po kuptojnë drejtuesit e PD në dy kampet, është nëse kjo që po bëjnë, është ajo që presin ata të shtresës gri dhe të pavendosurit?! Unë mendoj se jo.

Edhe vetë mazhoranca, me të drejtë, ka shfrytëzuar këtë situatë dhe i ka lejuar vetes shumë më tepër gabime që do bënte nëse opozita do ishte më e bashkuar dhe më e organizuar”, u shpreh ai në rubrikën “Opinion” në News 24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular