Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër kërkesën ankimore të grupit të Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Mbledhja e KAS do të zhvillohet nesër (16 mars) në orën 12:00
Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e grupit të Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.
Shkak është bërë, sipas kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit, mungesa e dokumentacioneve të nevojshme për regjistrimin e forcave politike në zgjedhje.