Të pyetur se kush e lë shtëpinë sonte, disa prej banorëve u shprehën që del Fotini për shkak se ajo ka qenë pasive në shtëpi. Kjo e fundit u shpreh se nuk është pritur shumë mirë nga banorët, më në veçanti nga Qetsori
Fotini: Qetsori ma ka bërë të vështirë qëndrimin këtu në shtëpi. Megjithatë edhe po dola sonte, nuk e kam problem. Nuk mund të futesha këtu dhe të dilja me sëpatë në dorë.
Qetsori: Nëse ajo e marrë për bezdi komentet e mia, nuk di çfarë të them. Më shumë e ka bezdisur Luizi.
Fotini: Këto bisedat për skuadrat janë pak të shpehta.
Luiz: Unë nuk e kam bezdisur. Unë i kam thënë mos bëj gabim të pozicionohesh në grupe.
Fotini: Unë dua të luaj vetëm këtu. Më mirë të dal sonte dhe jam okej. Qetsori, Olta dhe Sabiani janë një skuadër. Sabiani rri edhe me Luizin. E kupton Arbana çfarë bëhet këtu?
Olta: Fotini, shiko se e ka marrë shumë seriozisht. Ne kemi folur në kontekstin e shakasë. Dhe nga të tjerët ke pasur shumë oferta.
Fotini: Unë nuk kam për ta ndryshuar veten time. Dua të jem me Nitën dhe Antonetën. Ne kemi një perceptim ndryshe për situatën këtu brenda.