Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në të gjithë territorin, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.
Mbrëmja dhe nata vonë parashikohet të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat perëndimore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë ditës së mërkurë të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shumta në territor. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në të gjithë vendin. Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe në vijim presim përmirësim gradual të motit.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të mëngjesit në MV do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta por në zonat Jugore do të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që vranësirat të zhvillohen në të gjithë territorin e MV duke gjeneruar reshje shiu, ku në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurta.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Lindore dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të pasura me lagështirë të cila do të gjenerojnë reshje dëbore në Lindje të kontinentit dhe në Alpet e Evropës. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu pritet të jetë Qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe Jugut të kontinentit. Ndërsa Evropa Jugperëndimore dhe gadishulli Skandinav do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.