BallinaKronike“Paratë i tërhoqa në bankë për hallet e mia”- Efektivi i RENEA-s...

“Paratë i tërhoqa në bankë për hallet e mia”- Efektivi i RENEA-s ka qenë i arrestuar disa vite më parë, policia verifikon transaksionet e tij dhe të familjarëve

spot_img
spot_img

Detaje të reja ka mësuar gazetari i Panorama TV, lidhur me dëshminë e dhënë nga efektivi i RENEA-s, Altin Morina pas arrestimit nën dyshimet për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. Pasditen e 14 marsit ai u vu në pranga pasi në makinën që ai drejtonte u gjetën të fshehura në sediljen e pasagjerit një shumë prej 113 mijë euro.

Para hetusve Panorama mëson se Mroina ka thënë se “paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga një biznes”.

“Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”.

Por pavaresisht qendrimit të tij mbi origjinën e parave, Panorama mëson se Policia po kryen verifikime për transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.

Në vitin 2015, në kohën kur sherbente si efektiv i FNSH, mësohet se Altin Morina ka qënë i arrestuar pas një sherri të ndodhur. Por pas hetimeve ai fitoi pafajësinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular