BallinaKronikeVrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është bashkëkombasi i arrestuar me...

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është bashkëkombasi i arrestuar me dy emra, e shkuara e tij e errët

spot_img
spot_img

Me precedentë penalë, rezulton 23 vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, në 21 shkurt në “Nea Ionia” të Athinës.

Shqiptari i cili përdor dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios” rezulton me precedentë penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Urdhri i arrestit ndaj tij për vrasjen e Islamit ishte lëshuar më 3 mars ndërkohë që në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë përfshirë edhe 34 vjeçarin nga Fieri, Elis Salaj.

Sipas burimeve policore 2 prej 6 të kërkuarve rezultojnë të jenë arratisur në Shqipëri. Një tjetër person i përfshirë në ngjarje rezulton ende i paidentifikuar.

 

 

Vrasja e Pëllumb Islamit ndodhi në një lokal në “Nea Ionia” pas një shkëmbimi zjarri mes pjesëtarëve të një grupi kriminal shqiptar në Greqi me një person që ndodhej në shoqërinë e Islamit.

  • foto galeri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular