BallinaKryesore“Gjysma e shqiptarëve rrezikojnë varfërinë”, Bujar Leskaj APEL qeverisë: Të caktohet minimumi...

“Gjysma e shqiptarëve rrezikojnë varfërinë”, Bujar Leskaj APEL qeverisë: Të caktohet minimumi jetik zyrtar!

spot_img
spot_img

Deputeti Bujar Leskaj i ka kërkuar qeverisë të përcaktojë minimum jetik zyrtar, pasi vetëm në bazë të saj do të jetë e mundur dhe llogaritja e pagës dhe siguracioneve minimale në vend.

Gjatë fjalës në Kuvend, Leskaj shprehu keqardhjen që propozimi i tij nuk gjeti mbështetjen e duhur duke theksuar se minimumi jetik është indikatori social kryesor që përdoret për vlerësimin e jetës  dhe varfërisë.

“Në muajin nëntor dhjetor 2022 kur ne diskutuam projektbuxhetin e vitit 2023 paraqita një amendim që kishte të bënte me obligimin dhe detyrimin e qeverisë për të përcaktuar minimumin jetik zyrtar.

Në pjesën e sigurimeve shoqërore kërkoja që qeveria të përcaktojë minimumin jetik zyrtarë në bazë të studimeve dhe anketave të kryera nga Instituti i Statistikave duke filluar nga korriku 2023 gjatë gjithë 6 mujorit të dytë dhe për buxhetet e viteve në vijim pagesat për personat me aftësi të kufizuar të indeksohen dhe plotësohen deri në respektimin e minimumit jetik zyrtarë, por ky propozim nuk gjeti mbështetjen e duhur.

Minimumi jetik është indikatori social kryesor që përdoret për vlerësimin e jetës  dhe varfërisë ku përdoret si referencë për pagat dhe siguracioneve minimale” – tha Leskaj.

I ndalur tek studimi i Eurostat ku rreziku për të rënë në varfëri llogaritet 1 në 2 persona, shumë mbrapa vendeve të bllokut evropian ku  ky raport është 1/5 persona.

Vlen të theksohet se, edhe OKB vlerëson se 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore, ndërsa sipas Eurostatit 74 .4 % që është në moshë pune rrezikon varfërinë./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular