BallinaAktualitetKush e kërkon arrestimin e Ahmetajt? Artan Hoxha: Duan ta këpusin zinxhirin...

Kush e kërkon arrestimin e Ahmetajt? Artan Hoxha: Duan ta këpusin zinxhirin tek ai, konsiderohet si njeriu që…

spot_img
spot_img
Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 4 vepra penale. Hetimi nisi për çështjen e inceneratorëve.

Por kush e kërkon arrestimin e Ahmetajt? Kësaj pyetje, gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, iu përgjigj duke thënë se ish-zv/Kryeministri konsiderohet si njeriu që shiti materiale.

 

Artan Hoxha: Pse kërkohet tani Arben Ahmetaj. Sepse kemi të bëjmë me një luftë të madhe që është brenda mazhorancës, sepse hetimi aty duhet të ishte bërë çështjet të bëheshin bashkë të gjitha dhe kapej demi për brirësh. Ngelëm te ai kryetari i Bashkisë në Fier që nuk veproi gjykata dhe më mbrapa pamë disa zyrtarë që vajtën në SPAK.

Blendi Fevziu: Kush po e kërkon Ahmetajn për ta arrestuar sipas teje?

Artan Hoxha: Kush e kërkon Ahmetajn? Mirel Mërtiri, kanë fituar tendera në bashkitë e majta që kur e majta ishte në opozitë, pra që nga 2010. Unë besoj që ata duan ta këpusin zinxhirin te Arben Ahmetaj ta mbyllin aty. Arben Ahmetaj po fajësohet si njeriu që ka shitur materiale. Arben Ahmetaj fajësohet si njeriu që ka dalë nga radhët dhe ka shitur materialet e të vetëve dhe po sulmhet nga të vetët.

/tvklan.al

TË NGJASHME
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular