I ftuar sot në “Wake Up” opinionisti i Big Brother Vip 2 Arbër Hajdari, ka folur në lidhje lojën e këtij edicioni krahasuar me atë të një viti më parë.
Ai foli edhe në lidhje me deklaratën e Luizit “që do të largohet nga shtëpia nëse do të eleminohet Kiara”.
“Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe aggresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten.
Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale.
Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim. Është po i njëjtti Luizi që para dy javësh thoshte që unë do të fikë dritat e kësaj shpie. Mendojqë Luizi u kujtua shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën”, tha opinionisti Hajdari.