Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit të së enjtes në Janinë
Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa dhe thellësia fokale u vlerësua në 13.1 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.
Pasuan edhe dy pasgoditje të tjera, ku i pari me magnitudë 3.3 Rihter dhe i dyti 3.7, i cili ndodhi me një epiqendër prej 25 km në perëndim jugperëndim të Krystallopigi Follorinë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.