EMRAT+FOTOT/Ja 2 ushtarët e vrarë 10 prill 1994 në Peshkëpi, Artan Hoxha: Koha është e maskarenjëve, Por atdheu i shqiptarëve….

0
930
Nga Artan Hoxha
I paharruar kujtimi i “Deshmoreve te Atdheut”, te rene ne “Masakren e Peshkepise, me 10 prill 1994…
FATMIR SHEHU,
me graden “Kapiten”, komandant i repartit kufitar te Ushtrise se Republikes te Shqiperise, ne fshatin Peshkepi te Gjirokastres…
ARSEN GJINI,
ushtari ne sherbim prane repartit kufitar te Ushtrise se Republikes te Shqiperise, ne fshatin Peshkepi te Gjirokastres.
Turp i madh per autoritetet e Republikes se Shqiperise, qe edhe pas 29 vitesh, nuk kane mundur te ndeshkojne autoret dhe organizatoret e “Masakres se Peshkepise”.
Duke filluar nga presidenti ne detyre kur ndodhi ngjarja, Sali Berisha dhe duke perfunduar sot, te kryeministri ne detyre Edi Rama, askush nuk ka patur kurajon per te folur, apo per te denoncuar autoret e masakres, lere pastaj per te ushtruar presion ndaj organeve te drejtesise, te cilat duhej ta kishin zbardhur te verteten.
Kjo ngjarje mbetet dhunimi me i rende, qe i eshte bere territorit te Republikes se Shqiperise, ne 80 vitet e fundit.
Nje skuader komando, e armatosur dhe e pajisur me uniforma ushtarake te Divizionit te Ushtrise Greke te Janines, hyri ne thellesi te territorit te Republikes se Shqiperise, mbremjen e 10 prillit 1994.
Skuadra e sulmit, e ardhur nga territori grek nepermjet piramides numer 24, fillimisht ekzekutoi ushtarin ne vendroje, Arsen Gjini, “Deshmor i Atdheut” dhe me pas, ekzekutoi komandantin e repartit kufitar te Ushtrise Shqiptare, Kapiten Fatmir Shehu, “Deshmor i Atdheut”.
Ne vijim, skuadra e sulmit mori peng per disa ore rresht, efektivin prej 127 ushtaresh, kryesisht rekrute te rinj, te gjithe te paarmatosur.
Gjate largimit ne thellesi te territorit grek, komando e armatosur mori peng kapterin Qemal Stroka dhe nje pjese te armatimit qe gjeti ne repartin e Peshkepise….
Tre dekada pas ”Masakres se Peshkepise”, Republika e Shqiperise, ka dy “Deshmore te Atdheut”, te cilet derdhen gjakun ne krye te detyres, por nuk ka zbuluar dhe ndeshkuar kurre, vrasesit e pabese te mbremjes se 10 prillit 1994….
Koha eshte e maskarenjeve,
Por atdheu eshte i shqiptareve….