Kë mbështesni për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejkon apo Jonila Godolen? Ja si përgjigjet Enkelejd Alibeaj

0
701

Enkelejd Alibeaj në përfundim të mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar në një komunikim për gazetarët u shpreh se ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve për të formalizuar të gjitha vendimet e marra në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur nga gazetarët se kë mbështet për kryetar bashkie, Roland Bejkon apo Jonila Godolen, Alibeaj nuk dha një përgjigje, por tha se duhet të presin deri nesër kur të mblidhet Kolegji i Kryetarëve.

Alibeaj deklaroi se ka aq pjekuri sa të mos marrë vendime individuale, duke shtuar se vendim i pjekur është ai i marrë nga të gjithë.

Alibeaj: Ishte mbledhja e parë e kryesisë më pas edhe mbledhja e grupit parlamentar nesër mbledhja e kolegjit të kryetarëve. Çështja e zgjedhje ka një impakt publik, ka rëndësi PËR demokratët. Diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet.

Nesër do të jetë mbledhja e kolegjit të kryetarëve, janë njerëzit e bazës, ata që janë në kontakt me strukturat tona. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi për sot, nesër dhe për pasnesër?

Ju mbështesni Bejkon apo Godolen apo emra të tjerë?

Alibeaj: Derisa të zyrtarizohen mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot. Zyrtarisht do të jetë nesër.

Jeni për të nxjerrë kandidatë në Tiranë?

A është kjo një përçarje?

Alibeaj: Unë e kam aq maturi përgjegjësi politike që të mos marr vendime individuale. Në zgjedhje por edhe në vendimmarrje tjetër politike mendimi i pjekur është mendimi i të gjetheve. Aty pastaj shpërndahet dhe merret përgjegjësia

Opsioni të futemi në zgjedhje vetëm me këshilla bashkiake ka rënë?

Alibeaj:  Nesër do ti merrni të gjitha! Vendimi final do të jetë vendimi që do të përbehet nga opinioni i kryesisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve. Nesër formalizohet.