BallinaOP EDKreu i PAA Agron Duka: Përse në Tiranë thithim ajër shumë të...

Kreu i PAA Agron Duka: Përse në Tiranë thithim ajër shumë të ndotur?

Nga Agron Duka
Përse në Tiranë thithim ajër shumë të ndotur?
Në Tiranë nuk ka asnjë fabrikë, por qyteti ka një nivel ndotjeje të ajrit disa herë më të larftë se standardet europiane.
Në Tiranë numri i automjeteve është ende më u ulët, për numër banorësh, se në qytetet e mëdha europiane, por ndotja është më e madhe.
Përse ndodh kjo?
Sepse Tirana ka një trafik shumë të rënduar dhe automjetet qëndrojnë më shumë në gjendje pune dhe sepse karburanti është i një cilësie shumë të keqe.
Sepse vazhdimisht ndërtohet, duke ngushtuar në minimum hapësirat publike, të cilët duhet të shërbejnë edhe si ventilatorë të qytetit.
Sepse nuk konsiderohet asnjë lloj kriteri mjedisor, ndërsa miratohen leje ndërtimit, për të llogaritur korridoret e ajrimit të qytetit.
Sepse rritet dendësia e popullsisë në disa zona, duke e bërë atë të barabartë deri me qytete-xhungël në Indi.
Të dashur qytetarë!
Për këto probleme në këshillin bashkiak tani nuk flet askush, sepse janë të gjithë të të njëjtës ngjyrë partiake. Por edhe më herët s’kanë folur shumë, sepse partitë shpesh i kanë lidhur politikat e tyre me lejet e ndërtimit.
Ndaj votoni kandidatët e PAA në këshill!
Ata do të jenë garancia për politika mjedisore.
Ata do të jenë zëri juaj për ajrin e ndotur që thithim të gjithë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular