Lefter Geshtenja: Raporti i DASH për të Drejtat e Njeriut do rrëzonte çdo qeveri tjetër!

0
480

Nga Lefter Geshtenja
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut do rrëzonte çdo qeveri tjetër. Çdo akuzë e opozitës faktohet në këtë raport e madje jep alarmin se nuk ka zgjedhje lokale, por vjedhje votash. Partnerët tanë dëshmojnë se Edi Rama është i korruptuar, media është kapur ndërsa drejtësia nuk ka pavarësi. Për më tej, përdorimi i parave të korrupsioni, krimit dhe administratës po bëhet hapur për të vjedhur zgjedhjet e 14 majit. Nuk mund të bëjmë sikur kemi zgjedhje apo jetë politike normale sa kohë Edi Rama ka kapur çdo pushtet.