BallinaAktualitetDel SONDAZHI/ Çfarë mendojnë qytetarët për PD-në e Alibeajt dhe "Rithemelimin" e...

Del SONDAZHI/ Çfarë mendojnë qytetarët për PD-në e Alibeajt dhe “Rithemelimin” e Berishës

spot_img
spot_img

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Berishës ka bërë një progres nga muaj shkurt.

Mendimi pozitiv për PD e Berishës është rritur nga 27% që ishte në shkurt në 29.2% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e Berishës është ulur nga 70.4% që ishte në shkurt në 67.5% në mars. Por një rritje me 0.7% ka pësuar numri i qytetarëve që nuk kanë një pozicion të qartë për PD e Berishës.

Kur i shohim politikisht, ata që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës, ka pasur një rënie të numrit të socialistëve që kanë mendim pozitiv për PD-në e Berishës, nga 11.1% që ishin në shkurt në 6.8% në mars. Ndërkohë, votuesit e PD në 2021 që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës janë shtuar nga 72.6% që ishin në Shkurt në 76.2% në mars.

Një rritje në numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitiv për PD e Berishës ka pasur edhe numri i atyre që janë të paidentifikuar politikisht, nga 15.1% që ishin në shkurt në 18% në mars. Një rritje të perceptimit pozitiv ka pasur edhe figura e Berishës, nga 26.8% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 28.6%. Ndërsa mendimi negativ i qytetarëve për Berishën ka pësuar një rënie nga 70.4% në muajin shkurt, në 68.1% në mars.

Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë edhe për Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas përgjigjeve të kryeqytetasve, PD e Alibeajt ka bërë një progres nga muaj shkurt. Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ka qenë në shkurt në 24.1% në mars. Ndërsa mendimi negativ për PD e drejtuar nga Alibeaj është ulur nga 77% që ishte në shkurt në 72.4% në mars.

Kur i shohim politikisht qytetarët që kanë mendim pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj ka një rritje të socialistëve që kanë mendim pozitiv nga 16.1% që kanë qenë në shkurt në 17.1% në mars. Një rritje ka pësuar edhe numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 32.5% që kanë qenë në shkurt në 43.4% në mars.

Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që janë të pa identifikuar politikisht dhe kanë mendim pozitiv për PD e Alibeajt nga 10.9% në shkurt në 13.8% në mars. Ashtu sikurse PD e drejtuar prej tij një rritje të mendimit pozitiv ka pësuar edhe vet figura e Alibeajt nga 20.8% që ka qenë në shkurt në 25.3% në mars. Ndërsa mendimi negativ për Alibeajn ka pasur një rënie nga 72.1% që ishte në shkurt në 66.8% në mars. /Euronews Albania

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular