BallinaKronikeEMRAT/Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një banese në Mamurras, policia...

EMRAT/Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një banese në Mamurras, policia shpall në kërkim dy autorët

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Mamurrasit ku mësohet se është qëlluar drejt një banese.

Policia njofton se Paulor Noka dhe Romario Gjoni janë konfliktuar me Shtjefen Ndreka pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dhe më pas kanë gjuajtur në drejtim të banesës së tij me armë. Mësohet se janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Postimi i plotë:

Kurbin

Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar

Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular