EMRAT/Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ kërkon gjobitjen e tri kryebashkiakëve të PS-së

0
451

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë, kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, Nuri Belbën e Prrenjasit dhe Kastriot Gurrën kryebashkiakun e Librazhdit, pasi është konstatuar se kanë shkelur Kodin Zgjedhur.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit, i cili i ka propozuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e gjobave.

Njoftimi:
KSHZ konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:
1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;

4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
8)Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.