Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës. Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS-së. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish deputeti i PS, Fate Veliaj, i cili nuk siguroi votat e mjaftueshme.
Sakaq, PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit. Zyrtarizimi I kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kujtojmë se 27 marsi është afati I fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.