Tre persona që dyshohet se do të grabisnin me armë banesën e një biznesmeni në Lushnje, kanë shpëtuar nga duart e policisë pas një ndjekje si nëpër filma.
Pasi policia ka marrë informacion për 3 autorët që do të vidhnin një banesë, janë vendosur në ndjekje të tyre dhe i kanë lokalizuar në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”.
Ata i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë dhe ka rrezikuar jetën e efektivëve që ndodheshin në rrugë. Policia është vënë në ndjekje të automjetit tip “Benz” me targa të falsifikuara, i cili po lëvizte në drejtim të fshatrave të Peqinit, por për shkak të shpejtësisë së madhe, makina ka dalë nga rruga.
Personat që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Tre autorët janë identifikuar nga policia si 30 vjeçari Renato Çala, 36 vjeçari Florenc Tatoshi dhe 66 vjeç Bukurosh Mukjal, të tre banues në Elbasan.
Ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre, Ndësa po hetohet për dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas, në rrethin Lushnjë.