Nga Vendim Demaj
Në vitin 1990 kur njerëzit filluan ti kthehen pronës së tyre, edhe në anët tona filloi identifikimi i pronës në fshat, në mal dhe në bjeshkë,
dhe tek përmend bjeshkën më duhet të tregoj një rast që ngjason me realitetin e sotshëm;
Një familje mbi 60vjeçare kishte 5 fëmijë dhe vetëm një lopë, kishin dal në bjeshkën dhe kishin ngritur stanin e tyre,
dikush nga fshati e kishte pyetur;
●Çfarë të duhet bjeshka ty kur ke vetëm 1 lopë ?
dhe ai ishte përgjigjur;
■Nëse nuk ngre stanin tim që të tymoj sot, atëherë nesër nuk më lejon ti dhe tjerët, sepse do më thoni që nuk ke hise (pjesë) në këtë bjeshkë.
Prandaj ditët që po kalon sot Partia Demokratike jo vetëm që e sheh veten në opozitë tash 10 vite por po shkon drejt mosekzistencës së saj.
Kjo situatë nuk është e rastësishme por është një cikël i nisur vite më parë me skenar dhe regji të mirë përgatitur nga ata (gjeneralët????) që këtë parti e kanë parë vetëm si mjet për tu pasuruar duke bërtitur dhe paraqitur në emër të demokratëve, militantve dhe besnikëve të kësaj partie.
Çdo ditë që kalon shofim që na shfaqen gjeneralët me ide dhe teori të reja, të cilat dalin nga i njëjti burim dhe kanë vetëm një qëllim, shembjen e institucionit të Partisë Demokratike dhe forcimin e strukturave paralele të përkrahura dhe mbështetura fuqishëm jo vetëm nga oligarkët e këtij vendi, por dhe nga bashk-pronarët e Rilindjes Rama-Meta,
të cilët pasi kanë privatizuar dhe legalizuar çdo gjë në tokën shqiptare, duan të hipotekojnë edhe anëtarësinë e Partisë Demokratike.
Në ditët e fundit të afatit që Partia Demokratike duhet tu paraqes demokratëve dhe shqiptarëve alternativën e saj për të zgjedhur, është shtuar gumëzhima e “gjeneralve” se Parttiia Demokratike duhet të mos paraqesë alternativa për Kryetarët e Bashkive, por thjesht për këshillat bashkiak, me pretekstin e mos dëmtimit të demokratve,
por harrojnë këta gjeneralë se njerëzit sot jo vetëm që kanë memorie të hollë por janë mësuar të dallojnë edhe skuthlliqet tinzare të kësaj politike të ndyrë që edhe pse ulëret për moral, është e fundosur në imoralitet dhe në llumin e poshtërsisë.
Bashkimi i demokratve është detyrim i çdo prijësi, lideri, udhëheqësi apo komanduesi sepse vetëm kështu mund të mundet regjimi i filo-rusit Rama, dhe ky bashkim duhet të bëhet vetëm nën çadrën, kupolën kështjellën e Partisë Demokratike,
pasi çdo devijim, huazim, tjetër çon ujin dhe rendimentin tek kuçedra komuniste që fatkeqësisht për disa është kthyer në shpëtimtarë të tyre.
Kushdo që i shmanget kësaj me apo pa qëllim, atëherë është veçse argat i të keqes dhe shkatërrimtar i qëllimshëm i Partisë Demokratike.
Sot Partia Demokratike e ka deryriiiiim moral dhe ligjor, që tu paraqesë demokratve dhe shqiptarëve alternativën e saj për të zgjedhur në të gjitha bashkitë e vendit,
përndryshe ajo do të vulos përfundimisht shkatërrimin dhe inekzistencën e institucionit të Partisë Demokratike dhe përgjegjësia do të bjerë mbi të gjithë ata/o që do tu pengojnë demokratve dhe shqiptarëve këtë të drejtë.
Ndërsa “gjeneralët”
ose #mbeshtetje
ose #Shut_the_fuck_up.