rmaldo Kllogjeri u habit nga shikueshmëria e madhe që Luizi ka jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’
Këtë ia tregoi Ronaldo Sharka, i cili në studio i tregoi “Instagram”-in e Luizit, i cili ka afro 700 mijë ndjekës. Maestro ishte kurioz për të mësuar më pas sesa ndjekës kishte arritur ai, e kur e mësoi u ndje mirë. Ronaldo i ka treguar edhe faktin se një video e Maestros me Luizin ishte bërë virale edhe në shtetin grek.
Duket se jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave në netët live. Krahas punës së tij në Teatrin e Operas, si vetë e ka thënë në shtëpinë e Big Brother, ai performon edhe në netët live, kryesisht në dasma.
Por duket se tashmë që ka marrë famë nga loja, të shumta janë clubet në kryeqytet dhe jo vetëm që e kërkojnë për të performuar. Deri në 3 mijë euro shkon çmimi që bizneset janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur të ftuarin e tyre. Gjithashtu kanë nisur edhe kërkesat për të publikuar në rrjetet e tij sociale.
Kanë nisur shërbimet e para, ku dhe si duket me një kërkim të thjeshtë, tashmë “Instagrami” i tij është i mbushur me bashkëpunëtorë të rinj.
Armaldo Kllogjeri u eleminua nga shtëpia e BBV pas gati 3 muajsh pjesë e spektaklit. Pas eleminimit, ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një biletë kthimi, nuk do kthehej në shtëpi.
Gjihashtu shtoi se është i lumtur që doli nga BBV, pasi ngelën duke e sharë.
“Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtjeardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe. Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i ‘përtypësh’ disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një situatë, si ‘thikë me dy presa’. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar”, u shpreh Maestro, jeta e të cilit ka ndryshuar pas lojës ku ishte për rreth 80 ditë