BallinaKronikeQëlluan me armë zjarri drejt banesës së një personi se u kërkoi...

Qëlluan me armë zjarri drejt banesës së një personi se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, detajet nga të shtënat në Mamurras

Një konflikt mes dy të rinjve dhe një personi tjetër në Mamurras, u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen “Demokracia”. Dy 18-vjeçarë Palor Noka dhe Romario Gjoni u konfliktuan me shtetasin Shtjefen Ndreku, pasi ku i fundit ju kërkoi të mos xhironin gomat e makinës.

Kjo ka mjaftuar që të dy të rinjtë të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të banesës së Ndrekut, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia, e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes shpalli në kërkim dy të rinjtë. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular