Shtyhet me dy orë mbledhja e Kryesisë së PS në kryeqytet për të vulosur përfundimisht emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
News 24 raporton se mbledhja e cila supozohet të niste në orën 17:00 është shtyrë me dy orë të tjera për shkak të agjendës së kreut të partisë, njëkohësisht dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.
Thelbi i mbledhjes është vendosja përfundimtare e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie, por megjithatë është vetëm formale sa i përket kandidaturave për të cilat janë zhvilluar vazhdimisht mbledhje dhe takime në muajt e kaluar.