BallinaKronikeAksident me vdekje më aksin Laç-Mamurras, makina del nga rruga! Humb jetën...

Aksident me vdekje më aksin Laç-Mamurras, makina del nga rruga! Humb jetën drejtuesi i mjetit, një person dërgohet në spitalin e Traumës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Laç-Mamurras

Një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Nga aksidenti është plagosur dhe një pasagjer i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular