Ballina Kryesore EMRAT për Tiranën/Kryesia: Me kandidatë në 61 bashki! Alibeaj ia kalon vendimin...

EMRAT për Tiranën/Kryesia: Me kandidatë në 61 bashki! Alibeaj ia kalon vendimin degëve të PD

0
691

Të shumta ishin diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së Alibeajt, mbledhje e cila zgjati deri pas mesnate, për të vendosur variantin sesi do të shkohet në zgjedhjet e 14 majit.
Tre variantet e diskutuara ishin që në zgjedhje të shkohej vetëm me këshillat bashkiak, të kandidohej me këshilla bashkiak dhe në ato bashki ku ka potencial dhe të kandidohej në të gjitha bashkitë e vendit, përfshirë 3 bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës, Elbasan. Mësohet se pas shume diskutimeve, pas mesnatës, Kryesia ka votuar, për secilin nga tre variantet. Sa i përket variantit të parë, për të kandiduar vetëm për këshillat bashkiak, Kryesia e Grupit të Alibeajt ka votuar kundër, rreth 15 vota kundër. Varianti i dytë, ku të kandidohej për këshillat bashkiak dhe në bashki specifike, ku kishte kandidatë fitues, u votua me rreth 15 vota kundër. Ndërsa varianti i tretë, ku do të kandidohej për Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe bashkitë e tjera, u votua me shumicë nga Kryesia.

Emrat e propozuar në mbledhje si kandidatë të mundshëm për Tiranën ishin:

Jorida Tabaku,

Jonila Gogole

Roland Bejko

Xhemal Gjunkshi.

Tabaku u tërhoq, duke argumentuar se nuk do të përçajë PD-në, duke mos e pranuar propozimin. Të njëjtën gjë bëri edhe Xhemal Gjunkshi, i cili gjithashtu u tërhoq.

Sot në oren 18.00 do të vendoset se cili do të ketë kandidati i Tiranës.

Sa i përket kandiatëve të publikuar deri  tani nga PD e Alibeajt, ata janë 17.

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi

Por edhe pse një vendim të Kryesisë për të hyrë në zgjedhje me 61 kandidatë, është vendosur që degët e PD-së në rrethe, të vendosin nëse duan të hyjnë me zgjedhje, apo jo?

Pra do të jenë degët e PD së Alibeajt të cilët pas vendimit të Kryesisë, do vendosin nëse do të nxjerrin kandidat për zgjedhjet e 14 majit apo jo.