Pas më shumë se 7 orë debatesh e diskutimesh për kandidaturat, kryesia e Partisë Demokratike, në mënyrë unanime, ka vendosur se do të ketë kandidatë sipas propozimeve të degëve të Partisë Demokratike. Deri më tani janë 25 kandidatura të propozuara nga 25 degë dhe priten të tjera nesër deri në orën 18.00 kur kryesia do ti votojë një për një të gjitha emrat e tyre.
Dy kandidaturat për Tiranën kanë kërkuar mbështetjen e gjithë kryesisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se do të mbështesë çdo vendim të kryesisë së PD dhe do të mbështesë çdo kandidaturë të Partisë Demokratike. Mësohet se e propozuara për kandidate për Tiranën Jonilda Gododoe, pas një debati të ashpër me Jorida Tabakun ka braktisur mbledhjen, por është kthyer sërish. Depitetja Tabaku është kthyer “papritur” në mbështetëse e zjarrtë e kandidatëve të Berishës, duke thelluar përçarjen në forumet drejtuese të PD dhe sabotuar betejën për të cilën nisi realisht e gjitha kjo; Berisha, berishizmi në PD dhe shndërimi i kësaj forve politike në properendimore. alfapres
Kryesia e PD me debate deri në 1.30 të natës, ja çfarë u vendos për kandidatët
RELATED ARTICLES