ashkia Kukës do të fillojë punimet për rehabilitimin e pallatit dhe lulishtes në lagjen Gostil në periudhë fushate. Për më tepër tenderin e ka fituar subjekti me që kishte ofertën e katërt më të arsyeshme dhe që kërkoi sa 99.5% të vlerës për të kryer punën. Ndërsa 3 ofertat më të mira janë skualifikuar nga gara
Rehabilitimi i lagjeve të qytetit në periudhë fushate nuk mungojnë as në Bashkinë e Kukësit e për më tepër tenderimi bëhet duke cënuar garën. Ditën e premte është lidhur kontrata për rikonstruksionin e pallatit dhe lulishtes në lagjen Gostil.
Në relacionin teknik thuhet se gjendja ekzistuese e ndërtesave lulishtes dhe trotuarave të zonës janë amortizuar dhe nuk i janë nënshtruar asnjëherë procesit të rikonstruksionit që nga ndërtimi i tyre. E për këtë kreu i Bashkisë Safet Gjici, pas 4 vitesh në krye të këtij institucioni vendos që të bëjë ndërhyrje në këtë zonë.
Në tenderin që do të shpenzohen 182 mijë euro kanë marrë pjesë 5 kompani. Tre ofertat më të arsyeshme janë skualifikuar nga gara për të shpallur fitues subjektin “Marsi”, i cili kishte kërkuar sa 99.5% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet për 4 muaj që nga nënshkrimi i kontratës. Marre nga Oranews