Mbrëmjen e djeshme në Lundër janë shënuar të shtëna me armë. Gjatë natës në fasadën e katit të tretë të një ndërtese të pabanuar, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.