Lulzim Basha këtë të hënë ka reaguar për mediat në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit. Basha i pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e fushatës për 14 maj, është shprehur që patjetër që do të jetë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se fajtori i vetëm për përçarjen e PD-së është Sali Berisha.
“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë ai.
Pyetje: Është bërë publik raporti i auditetet për paratë ruse, Berisha tha se në PD nuk kanë hyrë e dalë paratë ruse, cili është burimi i këtyre parave?
Lulzim Basha: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare.
Partia Demokratike ka dalë në përfundimin se nuk ka prova që vërtetojnë se ka pasur para me origjinë ruse dhe të paligjshme në selinë blu. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Auditit, Ledina Mandia tha se ka pasur pagesa duke repsektuar kontratat në drejtim të kompanisë ruse Binata Trade.