Një 22-vjeçare në Greqi ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident rrugor.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në Kretë dhe e reja që u nda nga jeta ishte kampione e notit të sinkronizuar (në grup).
Makina me të cilën ajo po udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys, duke i shkaktuar të resë lëndime fatale në kokë.
22-vjeçarja me banim në Ano Arkans po kthehej nga Kato Arkhanes ku kishte shkuar për të vizituar babain e partnerit të saj, i cili së fundmi kishte humbur të ëmën. Sportistja fatkeqe jetonte me partnerin dhe për pak ditë do të fejohej.
Menjëherë pas aksidentit e reja u dërgua e plagosur rëndë në Spitalin Venizelio të Heraklionit ku dha frymën e fundit.
E ëma e të resë e ka përshkruar me fjalë tejet prekëse gjithçka ndodhi dhe ka kërkuar drejtësi për të bijën që ndërroi jetë.
“Fëmija im qeshte gjatë gjithë kohës, ishte plot jetë dhe u largua padrejtësisht. Ajo nuk duhej të largohej… nuk ishte koha që dikush të largohej”, tha nëna e saj e dërmuar duke folur për Mega.
Ai shtoi: “Kam humbur fëmijën tim padrejtësisht. Nesër do ta çoj nuse në kishë. Unë dua që ata që e njohin fëmijën tim ta kujtojnë atë, asgjë tjetër. Më thanë se një engjëll ishte larguar. Kështu më thanë në spital”.
Policia Rrugore po kryen hetimet për të zbuluar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.
Varrimi i 22-vjeçares do të bëhet mesditën e së hënës në Heraklion.