Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (26 mars) në Mirditë, ku babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia thotë se ka shpallur në kërkim dy personat.
Në konflikt janë përfshirë Martin Bardhi dhe Enrik Bardhi, të cilët qëlluan në drejtim të makinës që drejtohej nga Saimir Reçi.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, ku fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë, më pas njëri prej tyre ka shkuar në shtëpi dhe së bashku me babain kanë marrë një pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës ku ndodhej Reçi.
Ky i fundit ka humbur kontrollin, duke bërë që makinë të përplasej me bordurën e rrugës.
Nderkohe janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar
Rrëshen, Mirditë
Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).
Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.