Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë roja i sigurisë
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Pal Kola 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.
Po ashtu raportohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa më pas është gjetur edhe një makinë e djegur në zonën e Golemit, brenda të cilit është gjetur edhe një kallashnikov i djegur.
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.