Vlorës ç’i panë sytë!
Dje, vetë Ai, Lideri global, kryetari i sektit, Ai që di gjithçka, Ai që është çdo gjë, Ai që bën drejtorin, kryetarin e bashkisë, ministrin, kryeministrin, nëpunësin, komunalin e bahçevanin, e lloj e soj gjërash për të mbajtur me dorë të hekurt pushtetin e korrupsionit, ishte në Vlorë.
Në sallën e teatrit “Petro Marko”, i cili ishte vendosur, që pas rikonstruksionit të mos jepej për evente apo organizime politike, vetë kryetari i sektit Rama, bashkë me shpurën e tij servile, aktroi keq shfaqen më të shëmtuar të qytetit. Bëri sikur votoi kandidatin për kryetar bashkie të Vlorës.
Akti i djeshem, skenari i regjisorit Rama, e kryeaktorit, ishte hedhja në votim e dy emrave, ku njeri prej tyre do të duhej të dilte kandidati i sektit në Vlorë.
Përveç se një farse, përveç se një gënjeshtër e madhe, përveç se një shëmtim i shenjtërisë së votës, përveç se një pseudovotim, ajo e djeshmja nuk ishte asgjë tjetër.
Piktori i dështuar Rama, me aktin e djeshëm, me aktrimin e tij, bëri thjesht një karikaturë të votës dhe demokracisë.
Kujtojmë se për sektin fjala votë është koncept i panjohur, sepse vota sipas tij është Ai vetë, është Ai që voton, Ai që ul e ngre emra e mbiemra në çdo nivel kandidimi apo në post drejtimi. Deklaratë e Partisë Demokratike Vlorë