Televizioni “Top Channel”, është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona të paidentifikuar.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, të cilët e kanë dënuar ashpër këtë sulm ndaj ambienteve të Top Channel.
“Është vrarë ai roja në Top Channel dje dhe dua t’i them familjes së vet ngushëllime për fatkeqësinë, por mirë unë ta vrava rojën që më vjen policia në 4 të mëngjesit në shtëpi mua”, ka thënë ai.
“Më sollët policinë për vrasje në shtëpi, çfarë vrasje. Si më vjen mua në shtëpi në 4 të mëngjesit një herë. 15 policë nga Tirana zbarkuan në Lushnje”, vazhdoi më tej Kleviol Ahmeti duke kaluar edhe në ofendime e të shara./m.j