BallinaAktualitetE padëgjuar! Ky është shteti evropian që ndalon nënpunësit civilë të përdorin...

E padëgjuar! Ky është shteti evropian që ndalon nënpunësit civilë të përdorin rrjetet sociale

spot_img
spot_img

Pavarësisht këmbënguljes së TikTok-ut se nuk ndan të dhëna të përdoruesve me qeverinë kineze, Franca është bërë vendi i fundit që ka kufizuar aksesin e zyrtarëve në të.

Por në të njëjtën kohë, ajo është bërë gjithashtu vendi i parë që bën të njëjtën gjë për të gjitha aplikacionet “rekreative” ??duke përfshirë: Netflix, Instagram, Candy Crush dhe Twitter-in.

Ndalimi i këtyre aplikacioneve, i monitoruar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike, do të prekë rreth 2.5 milionë nëpunës civilë.

Me sa duket Franca, ndryshe nga pjesa tjetër e Perëndimit, po i shikon kompanitë teknologjike kineze dhe amerikane në një mënyrë të ngjashme. Megjithëse ky nuk është rasti i parë i tensionit teknologjik midis SHBA-së dhe Francës.

Në vitin 2019, Franca miratoi një taksë për shërbimet digjitale, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje nga SHBA, të cilët argumentuan se ajo po ‘sulmonte’ në mënyrë të padrejtë gjigantët amerikanë të teknologjisë, si Google dhe Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular