BallinaEkonomiHarta e re sizmiologjike! E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk do ketë...

Harta e re sizmiologjike! E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk do ketë ndarje zonale

spot_img
spot_img

Të gjithë ndërtuesit do të duhet të bazohen në hartën e re sizmike që po përgatitet nga Insituti i sizmologjisë dhe prite të të jetë gati në fund të këtij viti.

E konceptuar sipas një metodologjie të re që përdoret edhe në vende të tjera të botës ndërtimet në Shqipëri duhet të jenë të forta për të përballuar tërmete mbi 8 ballë.

Harta e re sizmike do të ketë informacion jo vetëm për zonat sizmike por edhe për thyerje sizmike dhe pasojat në distancë. Llambro Duni tërheq vëmendjen për ndërtimet në mënyrë që të kontrollohet zbatimi i projekteve në terren pasi projektimet janë të sigurta në përputhje me hartën e sizmologjisë.

Aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se harta e re sizmike e Shqipërisë që pritet të publikohet në Nëntor të jetë një dhe jo e ndarë në zona siç është sot. Kjo pasi i gjithë vendi rrezikohet nga aktivitetet sizmike.

Tërmeti i Durrësit në nëntor 2019 por edhe tërmeti më i fundit në Turqi sipas Llambro Dunit ishin një mësim i mirë për abuzimet që bëhen me ndërtimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular