Një boksier kampion është vrarë në luftën në Ukrainë, në përpjekje për të çliruar vendin e tij nga pushimi rus. Sportisti i ri, Maksym Galinichev, njoftohet se është vrarë në luftë në përballjet e përgjakshme me rusët në qytetin e Luhanskut.
Galinichev është shpallur kampion Europe për të rinj në boks në vitin 2017 dhe 2018, duke marrë dy medalje të arta, teksa ka qenë pjesëmarrës edhe në Lojërat Olimpike për të rinj. Lajmin e vdekjes së tij, e njoftoi këshilltari i i qeverisë ukrainase, Anton Gerashchenko.
“Maksym, 22-vjeçari, kampion Europe për të rinj në boks, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhanskut. Maksym u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në vijën e parë dy herë pasi u plagos dhe u shërua. Për të do të bëhen homazhe, ai la karrierën dhe ëndrrën e tij për të shpëtuar kombin”, tha Gerashchenko.