BallinaPolitikePAA dorëzon listën, gara ka filluar, Agron Duka: Ne duam vetëm votën...

PAA dorëzon listën, gara ka filluar, Agron Duka: Ne duam vetëm votën e ndershme

Nga Agron Duka
PAA dorëzon listën, gara ka filluar: Ne duam vetëm votën e ndershme
Ashtu siç parashikonte ligji, edhe ne dorëzuam në afat listën e njerëzve tanë që do të garojnë për këshillat bashkiakë në 14 maj.
Ishte një punë e gjatë, e lodhshme dhe shumë e mirë, që u bë në të gjithë vendin. Na u desh kohë të konkludonim, pasi u kujdesëm të zgjedhim njerëz të ndërshëm, punëtorë dhe që mbrojnë kauzat tona politike e vaçanërisht ato mjedisore.
Ndaj dua ta falenderoj të gjitha stafin organizativ të PAA për punën që bëri, në çdo bashki, duke i dhënë të njëjtin seriozitet.
Ne jemi një parti politike me filozofinë, spektrin dhe pozicionimin tonë. Por së pari ne jemi kenarë të themi sot se nuk kemi zgjedhur thjështe njerëz të devotshëm politikisht, por njerëz të denjë për të qenë përfaqësues të popullit.
Sepse ne këshillin bashkiak nuk e quajnë një paradhomë të partisë, por një parlament lokal të popullit, që të jetë zgjedhur me votën e popullit, të përfaqësojë popullin e të mbrojë interesat e popullit.
Faleminderit të gjithë juve që u vetëofruat për të qenë pjesë e kësaj gare, dhe ju që pranuat propozimin tonë.
Tashmë jemi zyrtarisht në garë dhe unë përveçse tju uroj suksese të gjithëve, do të doja tju kujtoja që çdo votë për ju dhe PAA, dua të jetë një votë e ndershme.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular