Nga Shpetim Axhami
Perfundon me sukses per PLL, faza e mbylljes listave shume emerore!
Perfundon me sukses per PLL, faza e mbylljes listave shume emerore!
Partia Levizja e Legalitetit ka dorëzuar listat shumë emërore të kandidatëve për këshilltar bashkiak në KZAZ e rretheve dhe për 11 bashki me më tepër se dy KZAZ këto lista jane dorëzuar pranë KQZ, si dhe Kodi Zgjedhor e parashikon.
Ne keto lista garojne mbi 1500 kandidate nen siglen PLL, nga keto ne raport 50%M dhe 50%F, mes tyre intelektuale, te rinje, te reja, njerez te biznesit e fushes akademike.
Kjo periudhe e kesaj faze te parë pregatitore ishte nje periudhe pune të gjatë dhe të lodhshme, por e shoqeruar me një kënaqësi për atë që strukturat tona po bënin në funksion të garës dhe rezultateve të 14.Maj.2023.
Në lidhje për sa më sipër dua ta falenderoj stafin organizativ dhe çdo strukturë e forum të PLL, për punen e palodhur me perkushtim dhe obligim nga sejcili pa perjashtim.
Tani fillon faza e fushates që kandidatet tane te zgjidhen si perfaqesues ne keshillat bashkiak, duke ju kthyar atyre pluralizmin e munguar gjithmone me voten e tyre pro interesit qytetar.
“ATDHEU MBI TE GJITHA”Faleminderit dhe suksese sejcilit.