BallinaKronikeTentuan të vrisnin nipin e Kastriot Reçit, si u vu në pranga...

Tentuan të vrisnin nipin e Kastriot Reçit, si u vu në pranga Martin Bardhi! Policia hedh dritë mbi sherrin

spot_img
spot_img

Ngjarja e së dielës mbrëma në Rrëshen ka trazuar jo pak ‘ujërat’ në zonën e Mirditës, kur një i ri u sulmua me armë pas një sherri që policia pretendon se ka ndodhur për motive banale

Madje policia e ka paraqitur si shkak i konfliktit parakalimin me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është bërë motiv për konfliktin mes dy të rinjve që u shoqërua dhe me të shtëna me arme zjarri. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit ,pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMW, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhi të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve dhe policia saktësoi se ka rënë në pranga Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi janë ende në kërkim. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen.

POLICIA

Pa kaluar 24 ore nga ngjarja e ndodhur në Rrëshen, ku pas një konflikti u qëllua me armë automjeti me të cilin lëvizte Saimir Reçi, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjen

Në pranga është vënë Martin Bardhi, ndërsa në kërkim vijon të jetë djali i tij Enrik Bardhi. “Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen në Rrëshen, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari. Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar: M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular