Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli në konferencë pas humbjes 1-0 me Poloninë (kualifikuese Euro 2024).
”Është një humbje që dhemb, sepse luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë por ne bëmë një ndeshje me shpirt dhe zemër. Në pushim u thashë djemve se duhej të qëndronim në lojë deri në minutën e fundit, ta barazonim e ndoshta edhe ta fitonim, Ata më kuptuan në gjithçka. Ne ishim aty dhe më vjen keq sepse barazimi do të kishte qenë rezultati i duhur por duhet ta pranojmë. Patjetër që do t’i analizojmë që të gjithë momentet e nbdeshjes për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më mirë. Ndoshta duhet të rregullojmë diçka në mbrojtje. Nuk duhet të harrojmë se kishim përballë një skuadër shumë të fortë që ka luajtur në europianët dhe botërorët e fundit” – tha ai.