I ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio në emisionin ‘Ndryshe’ ishte Meastro Armaldo Kllogjeri, ish- banor i ‘Big Brother VIP Albania’. Ai i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm
Mendimi i Armaldos për lojën në ‘Big Brother’ pas daljes së tij?
Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur.
Cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia?
99.9 është Kristi.