Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët janë takuar për tu sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur.