Panorama TV ka siguruar fotot e Edmond Gosës dhe Altin Rexhajt të cilët mbetën të vrarë pas një konflikti me armë në qytetin e Kavajës.
Sippas komunikatës së policisë, Gosa ka qëlluar me thikë ndaj Rexhajt, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri.
Burime për Panorama TV bëjnë me dije se Rexhaj ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Gosa ka vdekur në spital.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Edmond Gosa është person me precedent penal, ndërsa Altin Rexhaj rezulton se ka ndryshuar emrin. Në dokumente ai njihet si Sali Rexhaj.