Një i ri kinez ka humbur jetën ditën e djesme në Itali, pasi është mbytur teksa kosumonte picë Corriere shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Aquino, pranë Romës. E gjithë skena ndodhi nën sytë e prindërve të viktimës që nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar nga vdekja. Ai as nuk mund të fliste ndërsa prindërit e tij thirrën në alarm 118. Gjithë faji i një kafshate që në vend që të kalonte ezofagun kishte hyrë në trake duke e penguar atë të marrë frymë. Prindërit provuan manovrën Heimlich (teknika e urgjencës që mund të shpëtojë jetë) por, duke mos qenë praktike, nuk ia dolën. Kur mbërritën 118 punonjësit e shëndetësisë ishte tashmë vonë.