Një ngjare e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka mbetur i plagosur një i ri.
Burimet policore thone se Arli Beta ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuçen.
19-vjeçari që ka mbetur i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, është vënë në pranga autori, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.