Dy persona kanë mbetur të plagosur në Kavajë, ku njëri prej tyre raportohet se ka ndërruar jetë. Burimet bëjnë me dije se gjatë një konflikti janë përdorur mjete prerëse (thikë) dhe armë zjarri. Mësohet se emrat e viktimave janë Edomd Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë të re. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.